Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno rrëfen takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra që u vra sonte në Elbasan, ndërsa shton se ishte shtetas anglez, pasi kishte marrë pasaportën pak vite më parë, ndërsa bënte një jetë mes Shqipërisë ku kishte familjen dhe Britanisë.
"Para një jave kam zhvilluar një takim me të, biseda e fundit që kam zhvilluar ka qenë për cështjen Shullazi, pasi ndodhet në Apel dhe diskutimi ka qenë mbi këtë temë. Diskutimi ka qenë nëse do të paraqitej atë ditë, në burgun ku qëndron Shullazi për strategjinë e mbrojtjes.
Jam shokuar edhe vetë kur dëgjova lajmin. Drejtësia ka dalë jashtë funksionit. Ai është shtetas anglez, ka pasaportë angleze. Është rikthyer në Shqipëri, pasi ka familjen. Bënte një jetë mes Anglisë dhe Shqipërisë" tha Qyno.
Avokati i vrarë Ravik Gurra
Lajmi kryesor: