Një ditë pas denoncimit nga një grua biznesmene se Emiliano Shullazi i ka grabitur pronën 1 milionë euro pranë Zogut të Zi, ka ardhur reagimi i avokatit mbrojtës të të arrestuarit.
Alban Qafa u shpreh në një deklaratë për mediat, ai ka deklaruar se në emër të klientit të tij nuk ka asnjë pronë të regjistruar në Zogun e Zi.
“Pata takim sot me klientët e mi. Konfirmojnë se nuk ka asnjë pronë të regjistruar në emër të Gilmando Danit apo Emiliano Shullazit, në zonën e Zogut të Zi. Nuk kanë pasur asnjë prej të dyve, ndonjë konflikt gjyqësor civil për ndonjë pronë tek Zogu i Zi apo diku tjetër në Tiranë. Ashtu siç është pretenduar”, u shpreh avokati mbrojtës i Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit.
Ndërkohë, gruaja 50 vjeçare, biznesmene, në dëshminë e saj para hetuesve ka thënë se nën kërcënimin për jetën asaj i është marrë një pronë në Tiranë me vlerën e tregut prej 1 milion euro dhe kjo pronë i është kaluar në favor shtetasit Gilmando Dani njohur si shok i Shullazit.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com