Avokati: Ylli Ndroqi nuk ka qenë i arrestuar asnjëherë! Kemi një mal me prova (VIDEO)

Për avokatin Alban Qafa Ylli, Ylli Ndroqi nuk është arrestuar asnjëherë në Itali, pasi vendimi i gjykatës së Milanos i 2006 është shfuqizuar në vitin 2010. Për këtë, thekson Qafa, ekziston vetëm një dokument nga Interpol Tirana, por nga Ministria e Brendshme Italiane, thotë se nuk ka asnjë shkresë.

"Pjesa e pasurive të Ylli Ndroqit, është e ligjshme, kemi kërkuar shfyqizimin e vendimit të shkallës së parë, i demostruar provat, pjesa më e madhe janë të financuar nga bankat, nga aktiviteti tregtar. Është 100% pasuri e ligjshme dhe asnjë burim parash të dyshimta, me prova jo e jo. Ligji njeh indicie, por as në këtë rast as indiciet nuk ekzistojnë. Kjo pasuri është regjistruar nga Tatimet në 1993, kredituar në banka në 1996, është aktiviteti tregtar dhe biznesi i tij janë kntrolluar nga tatimet dhe kanë rezultuar pa probleme, ia demostruam gjykatës të gjithën. Beteja jonë është përqendruar të të gjitha pasuritë. Po depozituam një prove të re që nuk e kishim depozituar më parë. Vetë administratori i pasurive i caktuar nga shteti, ka marrë informacion nga banka për mjetet e Ora Neës janë marrë me lizing, si mund të sekuestrosh pasuri që janë marrë me lizing. E ka konstatuar dhe administratori këtë, prokuroria u shpreh që janë në fazën fillestare të hetimeve, kërkuan që provat e marra t'i depozitojmë te ato. Nuk ka akoma një analizë financiare se nuk është caktuar një ekspert. Vazhdojnë verifikimet nga ana e Prokurorisë, pasi regjistrimi i procedimit është bërë 21 korrik, dhe ka qenë një periudhë e shkurtër dhe për ta. Depozituam dhe një kopje të pasaportës të Ylli Ndroqit, pretendohet se është arrestuar në shkurt të 2015, që është dhe si për barcaletë, vendimi i masës së arrestit është lëshuar në Milano 2006, është shfuqizuar në 2010. Me vendim të shfuqizuar në 2010 se si mund të arrestohet një person në 2015 vetëm ata që e kanë shkruar, vetëm ata e dinë.Ndroqi në shkurt ka qenë në Mynih, në mars ka qenë në Moskë në korrik në SHBA, nuk ka asnjë arrestim për Ndroqin. Nuk ka asnjë dokument nga Itsali që thotë se Ndroqi ka qenë i arrestuar, por vetëm nga Interpool Tirana. Ministria e Brendshme e Italisë nuk ka një dokument që është arrestuar. Zoti Ndroqi nuk i fshihet drejtësisë, po hetohet mbi bazë të disa indicieve, nuk ka kualifikimin për ta bërë vetë, ka zgjedhur avokatin. Kemi një mal me prova që janë fatura të shoqërisë se Prokuroria pretendon se 2003 ke pak të ardhura, 2005-2006 ke shumë të ardhura.  Zoti Ndroqi do i bëj të ditura vetë, se kush politikan i bën presion në kohën dhe në momentin e duhur. Ministria e Brendshme e Italisë nuk ka një dokument që është arrestuar. Nuk ndodh që të arrestohet pas një vendimi të shfuqizuar 5 vite më parë, mund të ketë ndodhur në kohën e Enver Hoxhës, po jo pas 1991. Ka një shkresë nga Interpool Tirana që është arrestuar, sot u njohëm. Kemi mbi 1000 prova, 6 fashikuj. Për çdo pronë kemi depozituar pronat tona, vetë administratori ka marrë informacion nga banka dhe i kemi depozituar. Zoti Ndroqi nuk i fshihet drejtësisë, nuk është i pandehur, po hetohet mbi bazën e disa indicieve dhe i kërkohet të deklarojë pasurinë. Ka të gjitha dokumentet, kemi një mal me prova, që janë fatura, prokuroria pretendon se për periudhën 2003-2006. 2003, shumë pak të ardhura, 2004-2006 më shumë të ardhura. Kanë qenë aktivitet tregtare në pikat e furnizimit me pijet energjike që tregoheshin që bëheshin me libër shitjesh. Kemi mbi 10 fashikuj me libra shitje për këtë periudhë. Thuhet se kjo periudhë ka qenë me shumë pak të ardhura dhe më pas është blerë TV Ora News në 2007. Kontrata është nënshkruar në 2007, lëvrimi i lekëve është bërë më pas nga banka. Kur banka ka kaluar paratë, ka ndërruar pronësi dhe ajo që është më absurde, është se TV nuk shitet te noteri, por e miraton AMA. Nuk ka një shkesë nga organi i akuzës që të thotë se se "zotëri ka rrezik që TV po tjetërsohen se Ndroqi ka depozituar një kërkesë për shitjen e këtyre TV". TV sekuestrohen dhe kur drejtohen nga një organizatë kriminale. Tani nëse ka një grup kriminal që po ndikoka te TV duhet identifikuar grupi.  Zoti Ndroqi do t'i bëj të ditura vetë, nuk kanë informacion se kush politikan i ushtron presion, do t'i bëj publike në kohën e duhur", tha avokati i Ndroqit.

Avokati i Ylli Ndroqit duke dorëzuar provat


Lajmi kryesor:

Shtyhet nesër vendimi i Apelit për 'fatin' e pronave të Ylli Ndroqit/ Avokati: Sollëm prova të reja! Pasuria 100% e ligjshme! S'është arrestuar kurrë në Itali


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë