TIRANE - Avokati i Popullit Igli Totozani ka dorëzuar në Kuvend një raport prej më se 350 faqesh ku në mënyrë të detajuar ka paraqitur të gjitha shqetësimet duke filluar nga sjellja e policisë me të ndaluarit, evitimin e torturës e deri tek kujdesi për romët.
Teksa ka evidentuar procedurat e stërgjatura për sigurimin suplementar për ish-ushtarakët, përfshirë dhe ato të policisë dhe të SHISH, Totozani kërkon implementimin e shpejtë të ligjit të përmirësuar për përfshirjen e kësaj kategorie në sigurimin suplementar.
Nga ana tjetër një ndër problemet më të rëndësishme që ka ngritur në raportin e tij vjetor Avokati i Popullit ka qenë dhe dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve dhe ish-të burgosurve politikë sipas ligjit, duke nënvizuar njëherësh se është shumë e rëndësishme që problemet që ata kanë të zgjidhen me shumë qetësi, dhe jo përmes elementëve të tjerë duke përdorur dhe forcën.
Një ndër çështjet më të rëndësishme që ka evidentuar Totozani në raportin e tij vjetor ka qënë zgjidhja e problemit të pronave, problem i cili ka 23 vite që zvarritet, ndërkohë që ai ka rekomanduar që të marrin fund zvarritjet nëpër hipoteka dhe në pushtetin vendor.
Nga ankesat dhe kontaktet direkte të stafit me individët ankues, konstatohet se në shumë raste nuk u hapen dyert e organeve të administratës publike qendrore, apo vendore për të dëgjuar kërkesat ose ankesat që kanë, si dhe për t’u siguruar informacionin e sqarimet e duhura. Problematike mbeten e ankesat e individëve lidhur me mospërfitimin e dëmshpërblimit për shtëpitë e përmbytura në qarkun e Shkodrës në fund të vitit 2010.
Avokati i Popullit ka rekomanduar konkretisht alokimin e fondeve nga KESH në një depozitë të veçantë të Qeverisë. Mungesa e fondeve nga KESH nuk mund të jetë arsye, apo shkak ligjor për zvarritjen e dhënies së dëmshpërblimit të parashikuar në vendimin e qeverisë.
Duhen marrë në konsideratë pretendimet e subjekteve tregtare, fermerëve si dhe procedurat e vlerësimit të dëmeve dhe klasifikimit të tyre jashtë listës së përfituesve. Nga ana tjetër Totozani shprehet se është shumë e rëndësishme që të përmirësohen kushtet për burgje si dhe të shqyrtohen të gjitha rastet e ankesave për keqtrajtime, mosmarrjes në pyetje e zgjatja pafundësisht i gjykimit të çështjeve dhe zbardhjes së tyre, duke rënduar shumë gjendjen.
Njëherësh Totozani është shprehur për masat të rrepta kundër gjakmarrjes, për të drejtat e komunitetit rom dhe shumë shqetësues për të ka qënë dhe kujdesi ndaj të sëmurëve mendorë, pasi sipas tij ka mbipopullim të spitaleve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com