Avokatja e Kurtit paraqet sot
ankesë në Gjykatë për arrestimin

Avokatja e Kurtit paraqet sot<br />ankesë në Gjykatë për arrestimin
Gjatë ditës së sotme avokatja e deputetit Albin Kurti, Hedije Ademi pritet të dorëzojë ankesën ndaj caktimit të masës së paraburgimit për deputetin Kurti. Ademi ka bërë të ditur për mediat kosovare se ankesën, sipas ligjit, ka të drejtë që ta parashtroj brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për paraburgim dhe si të tillë, ajo ka thënë se ankesën do ta dorëzoj gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjykata Themelore  mbrëmë e ka caktuar paraburgimin ndaj deputetit Kurti dhe atë pas kërkesës së prokurores së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Fikrije Fejzullahu.

Albin Kurti akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në parlament dhe urdhër –arresti për të ishte lëshuar 2 javë më parë.

Në paraburgim për të njëjtën akuzë gjendet edhe deputetja e AAK, Donika Kadaj Bujupi. Në kërkim janë edhe deputetët Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve