Javën që vjen, Avokatja e Shtetit, Alma Hicka do të shkoi në Strasburg për të prezantuar raportin vjetor të shtetit shqiptar para Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Pjesë e këtij raporti do të jetë e gjitha veprimtari e shtetit shqiptar përgjatë vitit 2013 ku një zë të fuqishëm ke ka edhe çështja e pronave. Burime pranë avokaturës së shtetit pohuan për gazetën “Shqiptarja.com” se tek çështja e pronave do të jetë edhe nisma e qeverisë për të zgjidhur këtë ngërç.

Në pikën e prioriteteve për vitin 2014 është dhënë një hapësirë e konsiderueshme përsa i përket kthimit dhe kompensimit të pronave. Konkretisht në këtë pike është shënuar edhe plani i veprimit i hartuar nga qeveria për të zgjidhur problemin e kthimit dhe kompensimit të pronave, çështje kjo që ka tërhequr vëmendjen e Gjykatës së Strasburgut pasi numri i çështjeve të depozituara pranë kësaj gjykatë për çështjen e pronave është shumë i lartë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)