/ATSH-DPA/ - Avokatja e cila përfaqëson Jason Rezaian, një gazetar amerikan, i cili është arrestuar në Iran për më shumë se një vit nën akuzat për spiunazh, ka kërkuar sot që klienti i tij të lirohet menjëherë.
"Nuk ka absolutisht asnjë provë për akuzat ndaj klientit tim dhe me marrëveshjen bërthamore me Perëndimin, të përfunduar në Vjenë, ai duhet të lirohet menjëherë",u shpreh Lejla Ahsan.
Këtë muaj Irani ka arritur një marrëveshje me gjashtë fuqitë botërore për të kufizuar programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.
"Gjykimi i ardhshëm do të jetë i fundit në rastin që përfshin korrespondentin e 'The Washington Post' të Iranit, por asnjë datë nuk është caktuar ende për atë që do të jetë gjykimi i katërt i klientit tim", deklaroi ajo për agjencinë e lajmeve Tasnim.
Rezaian është akuzuar për kalimin e informatave konfidenciale, nëpërmjet një gazetarjeje, në Shtëpinë e Bardhë.
Tridhjetë e nëntë vjeçari i mohon akuzat duke thënë se ai ka kryer vetëm punën e tij gazetareske në Iran.
Qeveria amerikane ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si absurde dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Rezaianit
/Shqiptarja.com