Avokatura e Shtetit hedh në gjyq
Becchetti-n, do dëmshpërblim

Avokatura e Shtetit hedh në gjyq<br />Becchetti-n, do dëmshpërblim
Biznesmeni Italian Françesko Bechetti, veç procesit gjyqësor penal që ka me prokurorinë e Tiranës, tashmë do përballet dhe me një gjyq civil, pasi Avokatura e Shtetit,i ka hapur një gjyq civil ndaj tij dhe kompanive që ai administron.

Bëhet fjalë për një gjyq dëmshpërblimi financiar dhe vendosje sekuestro ndaj kompanive të Françesko Bechettit dhe llogarive bankare të tij dhe disa prej administratorëve që kanë shërbyer pranë këtyre kompanive.

Çështja civile mban numrin 6707 dhe është rregjistruar në 14 shkurt 2017. I paditur është Avokatura e Shtetit, ndërkohë që palë të paditura janë kompanitë "400 KV" SHPK,"Cable System", "Energji", "Kalivaç Green Energy".Avokatura e Shtetit kërkon që dhe masa sekuestroje të vendosen dhe ndaj llogarive të Erjona Troplini,Fetah Dervishi,Francesco Beçhetti,Liliana Condomitti, Mauro De Renzi,Sokol Koci dhe Stavri Pecit.

Një shifër prej mbi 39 milionë euro dhe një shifër tjetër prej gati 8 miliardë lekësh është kërkuar të sekuestrohet nga prokuria e Tiranës, pasi janë shuma financiare që rjedhin nga falcifikimi i dokumentave. Sipas prokurorisë Bechetti ka stisur një konflikt me një kompani tjetër “Energji”, duke krijuar dhe dokumenta fiktive, lidhur me punimet që janë kryer në HEC e Kalivaçit.

Ndërkohë që sipas prokurorisë komunikimet për kryerjen e punimeve në Kalivaç kishin nisur përpara se kompania të themelohej e rregjistrohej në QKR. Punimet e stacionuara në Kalivaç gjatë periudhës korrik, gusht dhe tetor 2009 janë deklaruar me faturat nr.43 datë 28 mars 2011 dhe nr.47 datë 6 dhjetor 2011. Nuk ka asnjë dokumentacion të shoqërisë ku të vërtetojë kryerjen e punimeve nga ana e saj.Për këto punime të pashoqëruara me dokumentacion, shoqëria ka kërkuar rimbursimin e TVSH-së për vlerën 45.393.878.

Mirëpo nga hetimet e kryera nga prokuroria e Tiranës ka rezultuar se proçesi i punës: ”Përgatitje në këmbët e veprës e materialit të seleksionuar dhe btë shoshuar për ngritjen e trupit të digës” 1.705.470 metër kub me vlerë 3.401.940 euro, nuk është kryer fare si proçes, përmendin këtu deklarimet e shtetasve Ëngjëll Cici, Stavri Peçi, Sajmir Burba, Ardian Xhaferi etj. Sipas prokurorisë paratë e përfituara shoqëria “Energji” i ka riinvestuar në shoqëritë e tjera si “400 kv”, “Cable System”, “Construzioni” dhe më pas tek “Agonset”, të cilat janë shoqëri po të grupit “BEG” SPA.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'