Avoni EgyptAir, mjeku ligjor: Mbetjet
njerëzore tregojnë për shpërthim

Avoni EgyptAir, mjeku ligjor: Mbetjet<br />njerëzore tregojnë për shpërthim
Analizat mjeko-ligjore të mbetjeve të njerëzve te gjetura pas rrëzimit të aeroplanit MS804 tregojnë për eksploziv në aeroplan, deklaruan zyrtarët e Egjiptit.

Mjeku ligjor i cili merr pjese ne hetime ka ekzaminuar mbetjet e gjetura dhe sqaron se nuk eshte zbuluar asnje trup i plote, madje as edhe nje krah por vetem coptime çka dëshmon për një shpërthim në bord.

Autoritetet e Egjiptit kanë deklaruar se nuk ka pasur kthesë të papritur të aeroplanit para rrëzimit çka bie në kundërshtim me informacionet qe deklaruan zyrtarët grekë.
Avioni Airbus 320 që fluturonte nga Parisi në Kajro me 66 persona ne bord u rrëzua në Detin Mesdhe në 19 maj.

Sigurisht fjalën e fundit do ta japin kutitë e zeza të cilat ende rezultojnë të zhdukura. Në kërkim të tyre është vënë në dispozicion një robot nënujor i cili është i gatshëm të hetojë në 3000 metra thellësi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar