Avramopoulos uron Metën: Me
ju President, Shqipëria drejt BE

Avramopoulos uron Metën: Me<br />ju President, Shqipëria drejt BE
Komisioneri i BE për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes President i Republikës
  
Në letrën e tij, Avramopoulos shpreh bindjen se përvoja dhe përkushtimi i Metës ndaj vlerave evropiane do të udhëheqë Shqipërsië drejt të ardhmes më të mirë.

“I dashur Ilir, urime për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Jam mëse i bindur se përvoja juaj, urtësia juaj, përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane dhe udhëheqja juaj do ta çojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje shumë më të mirë” - thotë Avramopoulos, teksa thekson se rajoni ka nevojë për udhëheqës të cilët duhet të ndërtojnë marrëdhënie miqësie e bashlëpunimi me të gjitha vendet e Ballkanit.

Gjatë kësaj kohe, kur populizmi dhe nacionalizmi janë në rritje, rajoni ynë ka nevojë për udhëheqës të cilët do të ndërtojnë marrëdhënie të forta miqësie, bashkëpunimi dhe paqeje me të gjithë popujt në rajon.

Nuk mund të lejojmë që Ballkani të ‘ballkanizohet’ dhe duhet të shmangim çdo kthim në të kaluarën e tij të errët. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë përveçse ajo evropiane. Dhe ju mund ta siguroni këtë. Ju dhe vendi juaj do të keni gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë time. Urimet më të mira! Përzemërsisht Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë”
 - shkruhet në mesazhin drejtuar Ilir Meta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën