GREQI - Në një deklaratë zyrtare ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos deklaroi se "zbatimi me konsekuencë i marrëveshjes do të jetë një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe në Evropë".
Avramopulos ka theksuar se “ky zhvillim i ri e tepër i rëndësishëm konfirmon vullnetin politik dhe vendosmërinë e të dy palëve për të zgjidhur çështje të rëndësishme të pazgjidhura, për të mirën e popujve të tyre, të cilët tani mund të shohin përfshirjen në familjen tonë të madhe evropiane me optimizëm të madh”.
Sipas ministrit grek, kjo marrëveshje konfirmon gjithashtu angazhimin e udhëheqësve për perspektivën evropiane, e cila mbështetet fuqimisht nga Greqia.
Avramopulos përsëriti se pozicioni i Greqisë është, që çështjet e hapura në Evropën Juglindore mund dhe duhet të trajtohen vetëm përmes diplomacisë dhe dialogut, përmes respektimit të së drejtës ndërkombëtare për të arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme.
"Çështje të tilla nuk duhet të mbeten të përhershme dhe as nuk mund të importohen në Bashkimin Evropian pa u zgjidhur", - deklaroi ai.
"Marrëveshja hap perspektiva të reja dhe mundësi për një të ardhme të përbashkët evropiane" dhe për këtë arsye ka mbështetjen e plotë të Greqisë", - vlerësoi ministri i jashtëm grek.
Gjithsesi ministri i jashtëm grek Avramopulos, nuk është prononcuar për njohjen e mundshme të Kosovës nga ana e Greqisë në një të ardhme të afërt.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com