Superliga shqiptare e futbollit do mbyllë sot në 13:00 javën e 21-të me ndeshjen Bylis - Partizani që luhet në "Adush Muça". Veç këtij dueli, tanimë është zbardhur edhe axhenda e javës së 22-të në elitën e futbollit shqiptar.

Të shtunën dhe të dielën që vjen do luhen pesë duelet, të ndara në dy ditë dhe në orare të ndryshme. Të shtunën e 18 shkurtit zhvillohen tre duele dhe gjithçka nis në orën 13:00 me Laçi - Bylis. Në 16:00 luhet Teuta - Kukësi dhe në 19:00 Partizani - Erzeni.

Të diel në 19 shkurt luhen dy duele në orën 13:00. Kastrioti pret Tiranën me trajnerin e ri Emiliano Çela në stadiumin e Kamzës, teksa Egnatia dhe Vllaznia luajnë në Rrogozhinë.

Superliga - java 22:

E shtunë, 18 shkurt

13:00 Laçi - Bylis

16:00 Teuta - Kukësi

19:00 Partizani - Erzeni

E diel, 19 shkurt

13:00

Kastrioti - Tirana

Egnatia - Vllaznia