Axhenda e Papa Franceskut  
vendos afër Bashën dhe Ramën

Axhenda e Papa Franceskut  <br />vendos afër Bashën dhe Ramën
TIRANE- Protokolli i Vatikanit për vizitën e Papa Franceskut në Tiranë do të ulë pranë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Dy rivalët më të mëdhenj të politikës do të kenë mundësi që të jenë pranë njërit-tjetrit me rastin e meshës së shenjtë që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”. Ky do të jetë aktiviteti i radhës ku dy krerët e dy partive më të mëdha në vend do të jenë pranë njëri tjetrit dhe mund të shihet edhe si një mundësi që urat lidhëse ndërmjet dy liderëve pas ftesave të shumta për një takim, të realizohet.

Sipas axhedës zyrtare të publikuar nga Vatikani, parashikohet që në këtë aktivitet të jenë edhe personalitetet të tjera të larta shtetërore si edhe persona të tjerë. Në orën 11:00 të ditës së diel Papa Francesku, do të kremtojë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”. Në meshë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe dashamirësit që kanë dëshirë të jenë pranë Atit të Shenjtë. Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë etj.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën