Axhenda e Ramës në Serbi: Të
enjten në Luginën e Preshevës

Axhenda e Ramës në Serbi: Të<br />enjten në Luginën e Preshevës
TIRANE - A1Report ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në vizitën dy ditore në Serbi, të enjten e 23 Tetorit të shkojë në Preshevë. Kjo del në pah nga draft-programin që pala shqiptare i ka dërguar prej 10 ditësh palës serbe nëpërmjet ambasadës sonë ne Beograd. Në bazë të praktikave dhe normave protokollare si në çdo vizitë zyrtare, vendi pritës bën sugjerimet e tij deri në dakordësimin e programit final nga të dyja palët. Në momentin që palët dakordësojnë programin, pala pritëse ka për detyrë të lehtësojë zbatimin e tij duke marrë masat e sigurisë, logjistikës dhe ato organizative.
 
Ky program është diskutuar gjatë takimit që Ambasadori Boçka ka pasur me Drejtorin e Kabinetit të Kryeministrit serb z.Kojic.
 
Pala shqiptare ka rikonfirmuar qëndrimin e saj për të kryer vizitën zyrtare në Republikën e Serbisë dhe mbetet në pritje që pala serbe të dëshmojë gatishmërinë dhe angazhimin për të mikëpritur delegacionin shqiptar.
 
Sipas axhendës, të mërkurën e 22 tetorit delegacioni i Tiranës do të pritet me ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit nga një autoritet i lartë i qeverisë serbe si dhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd. Në orën 11:00 kryeministri do të pritet nga homologu Vuçiç në Pallatin Serbia, me të cilin do të bisedojë kokë më kokë. Po në Pallatin Serbia, kryeministri Rama takohet edhe me Presidentin serb Tomislav Nikoliç.

Në mesditë ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Ivica Daçiç do të nënshkruajnë disa marrëveshje, ndërsa gjysmë ore më vonë, dy kryeministrat mbajnë konferencë për mediat.
 
Në 19:30, zoti Rama do te pritet nga kryetari i Bashkisë së Beogradit Sinisha Mali, i cili do t’i dorëzojë kryeministrit çelësat e qytetit.
 
Sipas axhendës, në ditën e dytë kreu i qeverisë do të vizitojë Luginën e Preshevës ku jetojnë shqiptarët. Rama do të mbajë një fjalim në sheshin qendror të Preshevës, ndërsa më pas do të vizitojë edhe maternitetin e financuar pjesërisht nga qeveria shqiptare. Gjatë kësaj dite Rama  udhëton edhe drejt Bujanovcit, qytetit tjetër të Luginës, ku takohet me zyrtarët lokalë.
 
Kryeministri do të largohet në rrugë tokësore nga Serbia pasditen e së enjtes përmes pikës doganore të Konculit.


 
Draft-Program
Vizita e Sh.T.Z. Edi Rama
Kryeminister i Republikes se Shqiperise,
Republika e Serbise
22-23 tetor 2014

Udhëtimi për në Beograd do të kryhet me avion charter.
Orari i mbërritjes në Beograd parashikohet ne paraditen e dates 22 tetor 2014.

E mërkurë, 22 tetor 2014

TBD Mbërritja në aeroportin e Beogradit. Delegacioni pritet nga një autoritet i lartë, mandatuar nga Qeveria serbe si dhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd. Ceremonial: tapet i kuq dhe një roje nderi. Nisja drejt Hotel “Hyatt” për tu akomoduar dhe për disa çaste pushim. Personeli i Ambasadës kujdeset për transportin e valixheve të delegacionit. Gazetarët nisen menjëherë për në Pallatin e Federatës ku do të zhvillohet pritja zyrtare.

11:00 Delegacioni mbërrin në Pallatin Serbia. Kryeministri serb uron mirseardhjen Kryeministrit shqiptar. Së bashku asistojnë në luajtjen e himneve kombëtarë dhe parakalojnë në revistë rojën e nderit.

11:10 Takim kokë më kokë midis dy Kryeministrave (gjuha e këshilluar: anglisht).

11:30 Takim midis dy delegacioneve (gjuha e këshilluar: anglisht).

12:00 Nënshkrimi i marrëveshjeve (nënshkruesi: Ministri i Punëve të Jashtme).

12:15 Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave (gjuha e këshilluar: shqip me përkthim).

13:00 Takim në Pallatin Serbia midis Kryeministrit te SHqiperise dhe Presidentit të Serbisë.

13:45 Takim me Kryetaren e Asamblesë kombëtare serbe në godinën e Skupshtinës.

14:30 Drekë zyrtare ofruar delegacionit shqiptar.

16:00 Nisje për në hotel e delegacionit. Kohë pushimi.

18:00 Panel i organizuar nga Dr. Dusan Janjic dhe Forum for Ethnic Relations me temë “Cooperation betëeen Albania and Serbia” në prani të rretheve intelektuale, biznesmenëve, trupit diplomatik, parlamentarëve serbë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave.

19:30 Nisje me veturë nga vendi i zhvillimit të panelit drejt Bashkisë së Beogradit.

19:45 Dhënia e çelsave të qytetit nga Kryebashkiaku i Beogradit Kryeministrit shqiptar.
Takim kokë me kokë.

20:15 Shëtitje me këmbë në Beograd – Nëse shihet e arsyeshme, gjatë këtij intervali, Kryeministri mund të shkojë drejt memorialit të Dimitrije Tucovic për të vendosur spontanisht një tufë të thjeshtë lulesh, pa protokoll shtetëror.

20:45 Darkë në një restorant tradicional (“Gjahtari”) të propozuar nga Ambasada jonë në Beograd.


E enjte, 23 tetor 2014


7:00 Nisje për në Preshevë e delegacionit (dy vetura, një minivan). Grupi i gazetarëve niset dy orë përpara. Distanca për në Preshevë është 385 km.

11:00 Mbërritje në Preshevë në sheshin “Liria” përpara godinës së Këshillit komunal. Qëndrim disa minutësh brenda godinës dhe prezantim i anëtarëve të Këshillit.

11:10 Dalje në sheshin “Liria” dhe fjalim në podium. Rreth podiumit do të vendosen delegacioni shqiptar dhe krerët vendorë.

11:30 Shtrëngim duarsh me pjesmarrësit dhe ecje me këmbë deri te materniteti i financuar pjesërisht nga Qeveria shqiptare për të pare gjendjen e qendrës spitalore.

12:00 Nisje për në restorantin “Rozafa” rrugës për në Bujanovc. Drekë me personalitetet politike vendore.

14:30 Mbërritje në Bujanovc dhe ndalesë në shkollën e mesme “Shezai Surroi”. Bashkbisedim i lirë midis Kryeministrit dhe disa arsimtarëve e nxënësve.

15:15 Vizitë e shkurtër dhe përshëndetje në fabrikën “Protex”.

15:45 Nisje për në pikën kufitare serbo-kosovare të Konculit.

16:10 Mbërritje në Koncul dhe largim nga territori serb.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim