Axhenda e vizitës, Rama s'takon
Nikoliç, por viziton Preshevën

Axhenda e vizitës, Rama s'takon<br />Nikoliç, por viziton Preshevën
TIRANE- Ndërkohë që vetëm 24 orë nga ndajnë nga vizita e kryeministrit Rama në Serbi, zbardhet axhenda përfundimtare. Ashtu edhe siç ishte parashikuar në vizitën e 22 tetorit, e cila u shty për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, axhendë të cilën e publikoi “A1 Report”, kryeministri Rama në axhendën e vizitës së tij dyditore në Beograd në 10 dhe 11 nëntor, do të shkojë në Preshevë.
 
Vizita në Luginën e Preshevës është parashikuar në ditën e dytë të vizitës së Ramës në Serbi, ndërsa gjatë ditës së parë kryeministri shqiptar do të zhvillojë takimet zyrtare në Beograd. Ashtu siç edhe ishte folur së fundmi, kreu i qeverisë shqiptare nuk do të takohet me Presidentin serb, Tomisllav Nikoliç, i cili pikërisht në këtë datë do të ndodhet jashtë vendit.
 
Kështu, sipas axhendës përfundimtare është parashikuar që takimi kokë më kokë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç do të mbahet në orën 11, ndërsa pas 20 minutash do të zhvillohet takimi i dy delegacioneve respektive.
 
Në orën 12:30 minuta Rama dhe Vuçiç do të mbajnë konferencën për shtyp.
 
Pasdite, në orën 16 kreu qeverisë shqiptare do të takohet me gazetarët në ambientet e hotelit ku do të qëndrojë delegacioni.
 
Pas një ore Kryeministri Rama do të marrë pjesë në forumin e biznesit serbo-shqiptar, ndërsa në orë 18:00 do të ketë një takim në Bashkinë e Kryeqytetit serb. Këtu është dhe fundi i takimeve për ditën e parë të Kryeministrit në Serbi.
 
Dita dytë nis herët, në orën 5 të mëngjesit planifikohet nisja delegacionit shqiptar për në Preshevë, ndërsa takimi me kryetarin e komunës është parashikuar në orën 11:00.
 
Vizita e kryeministrit Shqiptar ishte parashikuar fillimisht në pranverën e shkuar por u gjet e vendit të shtyhej për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, ndërsa shtyrja e dytë erdhi pas ngjarjeve të ndeshjes Serbi-Shqipëri në tetor.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë