Axhenda evropiane e Shqipërisë
Xhixho: Media, rol nxitës në proces

Axhenda evropiane e Shqipërisë<br />Xhixho: Media, rol nxitës në proces
Zëvendës Ministrja e Integrimit Europian, Erisa Xhixho mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të përfaqësuesve të medias  të cilët u bënë pjesë e trajnimit tre ditor  “Komunikimin për Europën dhe Çështjet e Integrimit Europian” ku ka thënë se media ka rol nxitës në axhendën evropiane të vendit.

Gjatë përshëndetjes së saj, Xhixho vlerësoi kontributin e gazetarëve në informimin e qytetarëve për vijimësinë e procesit të integrimit duke e cilësuar atë të vështirë dhe kompleks.

Ministria e Integrimit Europian, ka prioritetin e saj kryesor informimin e publikut për çdo hap që ne hedhim drejt BE-së, pa ju ky informim do të ishte i pamundur. Procesi i integrimit mund të jetë i suksesshëm vetëm me hapjen e shoqërisë, dhe roli juaj për tejçimin e informacionit është thelbësor ”, tha Xhixho.

Xhixho tha se mbështetja e publikut për procesin e integrimit nuk do të ishte kaq e madhe sa sot nëse media nuk do të luante këtë rol.

“Jam e bindur se  media, është një nga fokus grupet që duhet ta njohë në thellësi këtë proces, në mënyrë që të përcjellë te qytetarët  mesazhet e duhura, përmbajtjen e duhur, por dhe të jetë nxitëse për axhendën europiane të Shqipërisë”, u shpreh zv. Ministrja Xhixho 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër