NGJARJE KRYESORE
MINSK/KIEV - Asnjë armëpushim në lindjen ukrainase: Të paktën 19 ushtarë ukrainas janë vrarë këto 24 orët e fundit si pasojë e luftimeve në Ukrainë, njoftoi sot një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, ndërkohë që një samit do të mbahet në mbrëmje në Minsk në përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit.
Vladimir Putin, François Hollande, Angela Merkel dhe Petro Poroshenko do të priten sot në mbrëmje në kryeqytetin bjellorus për negociata që parashikojnë miratimin e një plani paqeje për t'i dhënë fund dhjetë muajve luftë që ka shkaktuar të paktën 5 300 të vdekur.
BRUKSEL/ATHINË - Takim i jashtëzakonshëm duke nisur nga ora 16:30 në Bruksel të ministrave të Financave të zonës euro në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë, që do të paraqesë një program reformash alternativ me planin ndërkombëtar të ndihmës.
Thirrje për manifestime janë bërë në disa qytete të Greqisë, përfshirë këtu dhe Athinën, për të mbështetur qeverinë në këto negociata.
MOSKË - Takim mes shefave të diplomacisë ruse, Serguei Lavrov dhe greke, Nikos Kotzias.
PARIS/BERLIN/BRUKSEL - Dalja në disa vende evropiane si Francë, Gjermani dhe Belgjikë e filmit "50 hijet e Greyt" adaptuar nga bestselleri erotik me të njëjtin titull.
TË TJERA
DAMASK/UASHINGTON - Lufta në Siri po tërheq luftëtarët e huaj me një ritëm të pazakontë, theksoi administrata amerikane që e vlerëson numrin e tyre në 20 000.
SANA - SHBA ka mbyllur ambasadën dhe evakuar personelin e saj nga Jemeni për shkak të situatës së rënduar dhe pasigurisë.
UASHINGTON - Punonjësja amerikane e ndihmave, Kayla Mueller, e mbajtur peng nga ISIS-i në Siri, ka vdekur, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë dhe familja e saj.
Më 26 janar, ISIS-i njoftoi se Mueller, 26 vjeçe, kishte vdekur pas një sulmi jordanez, ndërkohë që ky informacion nuk ishte konfirmuar dhe Jordania kishte përgënjeshtruar ISIS-in.
UASHINGTON - Presidenti amerikan e vë theksin tek ndihma amerikane për të luftuar kundër Ebolas në Afrikë.
RABAT - Vizitë e njoftuar e të dërguarit personal të Ban Ki-moon për Saharanë perëndimore, Christopher Ross, e para që prej një viti.
TEHERAN - Irani shënon 36-vjetorin e Revolucionit islamik me manifestime në vend dhe një fjalim në Teheran nga presidenti, Hassan Rohani.
UASHINGTON - Zyrtarë të lartë të antiterrorizmit dëshmojnë para një komisionit parlamentar mbi ekstremizmin dhe kërcënimin e paraqitur nga xhihadistët e huaj.
RIAD - Dita e dytë e vizitës së princit Charles, trashëgimtar i fronit britanik.
MADRID - Shteti spanjoll do të përfitojë më shumë se katër miliardë euro në sajë të hyrjes në Bursë të administratorit të aeroporteve "Aena", gjatë operacionit më të madh në Evropë që prej fillimit të vitit.
KOPENHAGË - Vizitë e Dalai Lamës në Danimarkë me ftesë të organizatave budiste./
/ec/