Finlandezët filluan sot zgjedhjet parlamentare dhe pritet që Partia opozitare e Qendrës të marrë pushtetin duke përfituar nga performanca e vakët e qeverisë aktuale të koalicionit e djathtë-e majtë.
- Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 17:00 GMT, ku priten edhe rezultatet e para.
- Favoriti kryesor për postin e kryeministrit është Juha Sipila, 53 vjeç, ish-ministër i Jashtëm i vendit skandinav.
ROMË - Një peshkarexhë me 700 emigrantë në bord u mbyt përgjatë natës së kaluar në Kanalin e Siçilisë, rreth 60 milje në veri të Libisë.
- Në ndërkohë, një anije tregtare e gjendur pranë zonës, ka arritur të shpëtojë vetëm 28 persona. Mendohet se të tjerë janë mbytur.
SANAA/ADEN - Arabia Saudite merr përsipër organizimin e operacioneve humanitare në Jemen.
UASHINGTON - Dita e fundit e sesionit pranveror të FMN-së dhe BB-së.
NGJARJE TË TJERA
PARIS - Presidenti francez, tashmë jopopullor, në një intervistë televizive për përmirësimin e imazhit të tij në prag të trevjetorit të marrjes së postit.
NIKOZIA - Banorët e Republikës Turke të Qipros së Veriut, që nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar, zgjedhin drejtuesit e vendit, ku Dervis Eroglu mbetet kandidati kryesor për postin e presidentit.
TEHERAN - Vizitë dyditore e presidentit afgan, Ashraf Ghani.
MANAMA - Çmimi i Madh i Formulës 1./ atsh/