AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28 NËNTOR 2014


NGJARJE KRYESORE
BRUKSEL - Komisioni Evropian njofton mendimet e tij lidhur me projektbuxhetet e vendeve anëtare të zonës euro.
Brukseli do të japë në pranverë verdiktin për Francën dhe Italinë dhe do të shmangë për momentin t'i sanksionojë. Por ai do t'u kërkojë më shumë përpjekje për reduktimin e deficiteve të tyre dhe zbatimin e reformave strukturore.
ANKARA - Papa Francesku nisi sot një vizitë treditore në Turqi, vend mysliman me një minoritet katolik.
LONDËR/SINGAPOR - Çmimi i naftës vazhdon rënien pas vendimit të vendeve të OPEC për mbajtjen e tavanit të tyre të prodhimit.
PARIS - Pas Britanisë së Madhe dhe Spanjës, Parlamenti francez debaton për një tekst që i kërkon qeverisë të njohë shtetin palestinez.
TË TJERA
KONAKRY - Presidenti francez, François Hollande zhvillon një vizitë disa orëshe në Guine, vend nga ku nisi në dhjetor të vitit 2013 epidemia e Ebolës që ka shkaktuar më shumë se 5 600 të vdekur.
FERGUSON (SHBA) - Ndjekje e situatës në Ferguson, në Missuri dhe manifestimeve në mbarë SHBA-në për të protestuar kundër mungesës së procesit gjyqësor kundër policit që vrau të riun, Michael Brown.
MOSKË/KIEV - Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në vizitë zyrtare në Moskë ku do të takohet me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov.
TRIPOLI - Vazhdon ofensiva e trupave të përgjithshëm Khalifa Haftar me mbështetjen e forcave qeveritare për të rimarrë qytetet e Tripolit dhe Benghazit.
KAJRO- Thirrje për manifestime anti-qeveritare nga Fronti Salafist./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI