Për herë të parë, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, prek të hënën tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri në 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA.
Clinton do të pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama ndërsa do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”. Presidenti Clinton do të mbajë edhe një fjalim përgjatë Ceremonisë. Kjo është vizita e parë e presidentit të 42 të SHBA në Shqipëri.
Vetë Rama pak ditë më parë në një konferencë për shtyp paralajmëroi se kishte një dhuratë të madhe me datë 4 korrik, por nuk bëri me dije se për çfarë e kishte fjalën. Vizitën e Clinton, që njihet edhe si president nderi për shqiptarët, për vetë ndikimin pozitiv që ka mbajtur për Shqipërinë e Kosovën, është përshëndetur nga e gjithë politika shqiptare.
Ish kryeministri Sali Berisha tha se ai vjen si një hero kombëtar për kontributin që ka dhënë për kombin tonë.
Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia Sllobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UCK.
Vizita e Klinton vjen në një moment tensionesh në rajon, kryesisht në Veri të Kosovës.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
Eshte ish president, mos e shkruani presidentit i SHBA, se vetëm nje president ne detyre ka ardhur ne Shqiperi, Xhorxh Bush dhe ka ardhur ne kohe te Berishës. Kshu ish presidenta mund te vijne nja 100 here. Se keta per biznes vijnë ose vjen me taku Safet Gjicin
PërgjigjuBill kliton nuk iken ne amerike por do qendroje ne sarande por te marin partine ilir mete me udher nga amerika gjon belushi do mari partine demokratike lurse xhorxh bushi mund te vi ne shqiperi do mari partine foltore e sali berishe
PërgjigjuHajde se ke me gjete nje ven teper te zhvillum.
PërgjigjuVetem ne Shqiperi ndodh qe vizita private e nje ish presidenti amerikan te trumbetohet si nje SUPER VIZITE E NJE PRESIDENTI AKTUAL TE USA NE SHQIPERI...Kjo tregon se krediti i kryeministrit aktual ne DEPARTAMENTIN e USA-s eshte ne piken me te ulet,në mos afer ZEROS@E PAKTHYESHME. Te kujton viziten private te princit Samde Norodom Sihanuk@Monika Sihanuk-Kamboxhias ne fillim te viteve '70,pritjen e tyre nga shoku Enver,trumbetimi ne radio television dhe gazetat e kohes se qoftelargut...kohe limontie dhe te neveritshme...sa te ngjashme.
Përgjigju