“Azem Hajdari ka mbetur vetëm”, si ka ndryshuar ceremonia nga PD në Ditën e Rinisë
Homazhet në memorialin e Azem Hajdarit sot dhe një nga vitet e kaluara
Gjithçka mund të ketë ndryshuar në PD, si nga forma e organizimit ashtu edhe nga njerëzit. Ajo që PD ruan me fanatizëm është ceremonia e homazheve në monumentin e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, në Qytet Studenti. Por vetëm ceremonia ama.
Sot në 30 vjetorin e Ditës së Rinisë, nuk pati fjalime si një vit apo dy vite më parë pranë bustit të tij. (Vetëm një aktivitet i organizuar më vonë nga FRPD në Zoom)
Pati vetëm shtrëngim grushtesh në kohë COVID-i, shumë pak njerëz (ndryshe nga një vit më parë) dhe mbi të gjitha pak familjarë të Azem Hajdarit.
Në ceremoninë e Azem Hajdarit, kurora vendosën Lulzim Basha, Sali Berisha dhe ndër të paktët që ka respektuar ndër vite figurën e tij, (që ka mbetur ende në PD) Edi Paloka.
Foto nga ceremonia sot në monumentin e heroit të demokracisë, Azem Hajdari
Aty nuk ishin më e bija Rudina Hajdari e cila do të garojë me një sigël të re e shkëputur nga PD-ja e as veja e tij, Fatmira Hajdari.
Azem Hajdari iu bashkua këtu e 30 vjet më parë Lëvizjes Studentore, duke u identifikuar më pas si drejtuesi kryesor i saj.
Azem Hajdari më pas u bë kryetar i Komisionit Nismëtar për krijimin e PD-së, por shpejt mbeti vetëm si i vetmi student i atij komisioni.
Emri i tij është përdorur prej vitesh nga PD si kapital politik sa herë përkujtohen data të rëndësishme në vend përfshi edhe ditën e Lëvizjes Studentore. Por vetëm kaq.
Mjafton që t’i kthehemi fotove deri tre vite më parë për të kuptuar se “Azem Hajdari ka mbetur vetëm”, ashtu si 30 vite më parë në fillimin e krijimit të PD-së. /Marrë nga Gazeta Si
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54