Azem Hajdari 'kryetar nderi' në Kuvendin e 11 dhjetorit, Rudina Hajdari në 'Repolitix': Babai im s'ka nevojë për tituj, s'kishte pse të futej në mes figura e tij! Berisha s'e sjell dot PD në pushtet (VIDEO)

TIRANË- Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Sali Berisha vlerësoi "Kryetar Nderi", Azem Hajdarin, por e bija e tij, Rudina nuk e ka cilësuar si të vlefshme, madje thekson se figura e babait të saj nuk duhet të ishte futur aspak në këtë betejë të brendshme të PD-së.

"Babi im nuk ka pasur nevojë për tituj, ishte njeri i popullit, mënyra se si trajtohet tani, nuk i vlen figurës së Azem Hajdarit, është e qartë  për demokratët, që ishte një figurë shumë e fortë, nuk i shërbejnë figurës së lartë të tij, një mënyrë që nuk duhet të ishte futur në mes, Berisha mund të jetë arsye të veta, por nuk e mendoj të vlefshme, si vajza e tij, në çdo përvjetor apo 8 dhjetor ka pasur ngjarje të tilla ku janë festuar pranë bustit, por nga ana tjetër mendoj që ky është një moment i PD dhe ka plot figura brenda partisë që mund t'i shërbejnë", tha Hajdari.

Nderimi me këtë titull, sipas Hajdarit, është një shenjë pendese për sjelljen që ka bërë Berisha përkundrejt babait të saj.

"Nuk e ka hedhur kurrë poshtë , ka qenë shumë korrekt në marrëdhënie me të dhe mendoj se pastaj Berisha e ka vlerësuar më vonë dhe mund të jetë penduar për shumë gjëra, por faktet flasin, më shumë mbaj mend stresin që sillte në familje, mënyrën se si ai ndiheshe i tensionuar, i rrezikuar në shumë raste, por kishte edhe mbështetjen e gjerë të shqiptarëve dhe demokratëve", tha Hajdari.

Përballë gazetarit Denis Minga në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, në "luftën" mes Bashës dhe Berishës, nuk sheh asnjërin fitues. njërin e quan të paaftë, tjetrin të shkuarën partisë që nuk ka më se çfarë t'i jap, e jo më që ta rikthejë në pushtet.

 "Basha e ka humbur legjitimitetin, ose besueshmërinë brenda partisë se nuk ka investuar te anëtarësia. I kuptoj demokratët, por PD duhet të jetë përtej këtyre 2 personave apo interesave të tyre, është shumë e rëndësishme që të mendojmë që ajo që është aseti ynë kryesor është PD dhe nëse ne mendojmë që PD do vijë nesër në pushtet nuk mundet të mendojë që PD do e sjellë në pushtet Berisha është e pamundur, është i kaluarës, është koha të shohim të ardhmen", tha Hajdari.

Ajo ka zbuluar në Report TV se një ditë më parë ka takuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, e ndërsa nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e rikthimit në politikë, por në "momentin e duhur". Se kur do të jetë ky moment, nuk e ka përcaktuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Rudina Hajdari: Dje u takova me Yuri Kim, ja kur rikthehem në PD

 

Rudina Hajdari ka zbuluar se një ditë më parë ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim teksa ka zbuluar edhe se për çfarë kanë biseduar.

"Nuk i ka vlerësuar njerëzit dhe nuk e ka luksin të vlerësoj një njeri si unë brenda në PD dhe këto vendime i sjellin dëm, dhe nuk e sjell në pushtet se ka humbur zgjedhjet. Kur do rikthehem? Unë jam në gjendje të fal, është një nga virtytet e mia, por nuk mbështes asnjë palë kur nuk shoh zgjidhje se për mua kë rëndësi PD, përtej faktit që më përjashtuan dhe u detyrova që të aderojë në një parti tjetër, por dëshira ime ka qenë që PD të ishte një parti që të dilte fitores. Luaj një rol të rëndësishëm në vend dhe duke qëndruar në politik. Në momentin e duhur, kohën e duhur dhe arsyet e duhura", tha Hajdari.

Ora 21:17
Hajdari: S'hoqa dorë nga mandati se më këshilluan SHBA! Berisha s'luajti gishtin kur Basha përjashtoi të bijën e Azem Hajdarit

 

Rudina Hajdari e ka pranuar se në vendimin e saj për të mos hequr dorë nga mandati ka qenë edhe SHBA-ja. ndërkohë, e ka cilësuar si bashkëfajtor edhe Sali Berishën për vendimin e Bashës që e përjashtoi më pas nga PD-ja.

"Ata më këshilluan që ta mbaja mandatin dhe ishin një këshillim që në fakt do çonte në një precedent shumë të vështirë për Shqipërinë. Ishte një vendim parimor që më kushtoi shumë në mënyrën se si u soll Lulzim Basha për të më përjashtuar nga PD, dhe e quaj fajtor Berishën që nuk ngriti gishtin, duke qenë se isha e bija e Azem Hajdarit, plus që kisha edhe vlera për PD, 20 vit jetoja në SHBA, kam punuar në kongresin amerikan. Të dy janë bashkëfajtor në mënyrën se si po drejtonin PD", tha Hajdari.

Ora 21:16
Hajdari: Mbështetja e ambasadorëve për Bashën, e pasinqertë! Ja pse

 

Mbështjen që po i jep Amerika Lulzim Bashës, në betejën e tij me Sali Berishën, për Rudina Hajdarin nuk është e sinqertë. Kjo sepse sipas saj, ato janë të zhgënjyer nga Basha për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve.

"Basha ka mbështetje nga ambasadorët se nuk është mbështetje super e sinqertë se Basha ka pasur lëkundje dhe nuk ka qenë konsistet në lëvizjet e tij sa i përket Amerikës, la mandatet, vendim kundër dëshirës së amerikanëve dhe bojkotimit të zgjedhjeve, kjo nuk mbështetej nga SHBA dhe DHASH, këto e dëmtuar Bashën dhe ka pasur edhe ndëshkime, sa i përket këtyre dy vendimeve. Por fakti që sot, edhe ambasada amerikane përtej faktit që është e zhgënjyer nga gjërat që shkojnë në PD, por duhet ecur përpara, mendoj që SHBA po luajnë rol pozitiv se po mbrojnë opozitën", tha Hajdari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 16/12/2021 08:00

    Si do te kthehesh perseri te pd apo po lepin ate qe peshtyve. Nuk te eci krijimi partise se re dhe po kerkon te lepish ndonje kocke qe te vazhdosh te vjedhesh e shkaterrosh Shqiperine sic e bere yt at e jotem qe zbiten nga p... semes e u bene te pasur ata dhe ju. Ishalla fatin e tyteti te keni qe gjithe ju qe vidhni e shkaterroni qe te mos I gezofshi kurre Vendi juaj eshte biruca qe te shpetoj Shqiperia njehere e pergjithmone

    Përgjigju
  • xXx: 16/12/2021 01:18

    Babai yt te shkolloi me para te pista...Edhe pse nuk di te lidhesh dy llafe,por prape te shkolloi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin