Ministri i Drejtësisë, Nasip Naco, u nis sot për një vizitë disa ditore në Baku të Azerbajxhanit, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Lufta kundër Korrupsionit: Standardet ndërkombëtare dhe përvojat kombëtare”.
Kjo konferencë, e cila do të zhvillohet nga data 30 Qershor - 2 Korrik 2014, organizohet nën kujdesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Përfaqësimi i Shqipërisë në këtë konferencë, është me interes për shkak të pjesëmarrjes së Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GREKO) dhe Akademisë Ndërkombëtare të Anti-Korrupsionit.
Sa i përket nivelit politik, qeveria shqiptare do të pasqyrojë reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, si një nga kushtet themelor ei cili duhet plotësuar për të sjellë një prespektivë pozitive për vendin, në drejtim të integrimit të plotë në familjen evropiane.
Raporti i GREKO dy ditë më parë rekomandonte Shqipërinë të intensifikonte luftën ndaj korrupsionit. Raporti gjithashtu vlerësonte edhe rolin e gjyqësorit, sipas të cilit nuk gëzon besim tek publiku. Edhe KLD një ditë më parë vlerësoi si realist Raportin e publikuar nga GRECO.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

GRECO për Shqipërinë: Gjyqësori me nivel të ulët besimi nga publiku