Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke thënë se qeveria nuk po e merr seriozisht problemin e azilkërkuesve.
Deputeti demokrat, Gert Bogdani tha se shqiptarët po largohen nga vendi njëlloj si emigrantët e luftës dhe se, “asnjë qeveritar nuk po e merr seriozisht këtë gjendje të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Shqipëria.”
Bogdani nënvizoi se, “në vend që të punojë për të hapur vende pune”, kryeministri dhe ministri i Brendshëm po kërkojnë të minimizojnë rëndësinë e çështjes.
“Tahiri akuzoi qeverinë gjermane se shifrat nuk i ka të sakta. Tahiri tha se shifrat e qeverisë “Rama” janë më të sakta se ata të qeverisë “Merkel”. Rama u mundua ta kalonte rëndësinë e çështjes duke thënë se janë shqiptarë të lartuar nga Greqia apo Italia”, tha ai.
Bogdani e mbylli deklaratën për mediet duke thënë se, keqqeverisja, taksat e larta dhe lidhjet e pushtetarëve me krimin janë arsyet e kësaj gjendjeje.
“Rama dhe keqqeverisja janë arsye kryesore. Ai është problemi vetë ndaj zgjidhja nis me largimin e kësaj qeverie e këtij kryeministri të paaftë”, përfundoi deputeti demokrat.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO