SHKODËR - Efektivët e policisë të sektorit Kundër Krimit Financiar kanë kontrolluar zyrat e lëshimit të vërtetimeve në komunat e Bushatit, Bërdicës dhe Dajcit të Bregut të Bunës dhe pasi kanë marrë listën e personave që janë pajisur me vërtetime për gjendjen ekonomike, dhe më pas atë jua kanë dërguar të gjitha pikave të kalimit kufitarë në Republikën e Shqipërisë duke kërkuar që në rast se këto persona dëshirojnë të largohen jashtë Shqipërisë dhe kanë me vete bileta për në drejtim të Suedisë të mos lejohen që të largohen nga territori shqiptar.
Kthimet e para nisën pasditen e së enjtes ndërsa kontrolle të imtësishme po kryhen në pikat kufitare te Muriqanit dhe Hanit të Hotit për të parandaluar cdo lloj eksodi të këtyre banorëve të cilët largohen me pas nga aeroporti i Podgorices për në drejtim të Beogradit e nga aty në drejtim të Suedisë për të kërkuar azil ekonomik.
AGJENCITE SERBE NXORRËN LAJMIN E RREMË
Ndërkaq në sektorin kundër krimit financiar në qarkun e Shkodrës vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e personave që kanë hapur fjalët që deri më 10 Maj Suedia do tu pranojë azilin ekonomik shtetasve shqiptare. Sipas burimeve nga blutë e Shkodrës dyshohet se agjencia që ka shitur biletat e udhëtimit drejt Suedisë të ketë bashkëpunuar me agjencit e udhëtimeve nga Serbia dhe këto të fundit të jenë ideatoret e këtij lajmi të rremë. Gjithashtu bëhet e ditur se prokuoria e Shkodres ka nisur hetimet per kete rast.
(en/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com