Deri në fund të vitit kjo instancë duhet të trajtojë edhe 44.000 kërkesa për azil, por nga shtatori kësaj shifre i shtohen 52.000 kërkesa të mbetura nga e shkuara si edhe 48.000 kërkesa të reja për azil. Fillimisht ishte menduar që kërkesat e majit të vitit 2016 të kishin marrë fund së trajtuari këtë vit.
Ngadalësimi në procesin e trajtimit të kërkesave për azil lidhet me uljen e numrit të vendeve të punës aktualisht në BAMF. Probleme shfaqen edhe në ofrimin e kurseve të integrimit. Në shtator arritën të gjenin një vend në kurset e integrimit, 28.000 vetë, që përbën vetëm gjysmën e kërkesave aktuale për kurse integrimi. Mesatarisht azilantët duhet të presin gjashtë muaj për të gjetur një vend në kursin e integrimit./ DW
dy.b/shqiptarja.com











