104 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme për shkak se kishin shkelur rregullat e qëndrimit në BE dhe në zonën Schengen ndërsa disa të tjerë kishin kërkuar azil.
Operacioni për riatdhesimin e tyre është finalizuar në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.
Mesditën e sotme nëpërmjet dy charterave nga Franca dhe Gjermania, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 15 persona nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 84 nga Gjermania.
Policia njofton se operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst,
Ndër të tjera apelohen të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe të mos provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare do vijojë të aplikojë masat shtesë të marra për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:36
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor, 21:39
-
Kryeministri i ri francez: Do bëj të pamundurën të bashkoj vendin
24 Dhjetor, 15:31
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Enver Robelli: Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë
24 Dhjetor, 09:35
-
Gjermani/ Pas ngjarjes në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve
24 Dhjetor, 08:44
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët
23 Dhjetor, 19:28
-
Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne
23 Dhjetor, 19:21
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55