-
Belgjika ndjek modelin amerikan të ICE? Ligji i ri lejon hyrjen me forcë në banesa për dëbimin e emigrantëve, Amnesty International: Cenohen të drejtat e njeriut
Belgjika miraton kontrollet në shtëpitë e emigrantëve, edhe familjet që i strehojnë mund të përballen me ndërhyrjen e policisë
11 Nëntor, 18:02 -
Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në Suedi, Belgjikë, Luksemburg e Irlandë, temperaturat e frigoriferëve të ushqimeve shkojnë në 50 gradë!
Frigoriferët dhe ngrirësit e disa supermarketeve në Europë kanë dalë jashtë kontrollit gjatë natës, me temperaturat që kanë arritur deri në 50 gradë Celsius, duke shkaktuar prishjen e ushqimeve. Ngjarja është regjistruar në Suedi dhe Belgjikë, ku dyshohet për sulme kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes.
2 Nëntor, 14:42 -
Dështimi i negociatave për buxhetin 2027, kryeministri belg i paraqet dorëheqjen Mbretit Philippe
Në rast se Mbreti Philippe e pranon dorëheqjen, Belgjika mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, mbreti ka edhe mundësinë ta refuzojë atë ose ta mbajë në shqyrtim përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
2 Nëntor, 11:37 -
Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri të çmuara, ‘skifteri’ shqiptar apelon dënimin me 30 muaj burg: Isha i droguar
Në kasafortë ndodheshin shumë sende me vlerë: medalje të vjetra ushtarake, unaza fejese, bizhuteri me vlerë deri në 50.000 euro dhe albume fotografish. Falë analizave të ADN-së, shqiptari u identifikua dhe u arrestua
27 Tetor, 20:59 -
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen më 25 nëntor në Bruksel! Fokus te reformat dhe integrimi, Costa: E ardhmja e rajonit është në familjen evropiane
BE do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Udhëheqësit do të vlerësojnë progresin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor , veçanërisht përmes Planit të Rritjes.
23 Tetor, 18:01 -
Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet! Dialog mes palëve
Volker Turk përkrah të drejtën për të protestuar, por dënon qartazi dhunën e vandalizmin ndaj pronës publike e private. Ai shpreh shqetësim edhe për përdorimin jo proporcional të forcës policore dhe kërkon hetim të menjëhershëm për çdo akuzë.
20 Tetor, 21:07 -
Protestat e dhunshme tronditin Belgjikën, 195 të arrestuar! Qeveria kërkon ngritjen e një force të re me trajnim ushtarak për sigurinë: Duhet të jemi në gjendje të mbrojmë qytetarët
Belgjika po planifikon krijimin e një brigade të re sigurie, të quajtur “Xhandarmëria 2.0”, pas protestave të dhunshme të fundjavës, ku u arrestuan 195 persona. Njësia e re pritet të përbëhet nga oficerë me trajnim ushtarak dhe të veprojë nën autoritetin e Ministrisë së Brendshme, për të ndërhyrë gjatë trazirave dhe demonstratave të dhunshme
19 Tetor, 16:11 -
-
I dënuar në Belgjikë me 12 vite burg dhe 560 mijë euro gjobë, Enid Kasmi arrestohet në Venezuelë dhe zhduket! Dosja e panjohur e shqiptarit, banda e tij kishte 200 mln €
Enid Kasmi, shqiptaro-kolumbiani i arrestuar në Venezuelë, kërkohet nga Belgjika për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas dokumenteve, ai ishte organizonte transportin e kokainës nga Amerika Latine drejt Belgjikës, duke përdorur edhe avionë. Megjithatë, ende nuk dihet vendndodhja e tij.
2 Tetor, 09:39 -
Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge e Drejtësisë: S'ka strehë të sigurt për kriminelët!
Dizdari është dënuar nga autoritetet belge me 10 vite burg për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës. 37-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello.
1 Tetor, 20:20 -
Rama sot në Bruksel për Samitin e Turizmit, sjell në vëmendje Shqipërinë si destinacion turistik
Samiti mbledh politikanë, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
29 Shtator, 08:41 -
-
Pjesë e grupit që ‘mbyti’ Europën me kokainë, Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, do të vuajë dënimin me 10 vite burg
37-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello. Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth". Në Belgjikë, ai do të përballet me vendimin e dhënë nga gjykata e Anversës.
25 Shtator, 21:33 -
41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, belgët zbardhin itinerarin e kontejnerit me mish pule! Lidhen me grupin e Gjinararit! Mister ndërmjetësi kryesor
Autoritetet belge kanë zbardhur të plotë itinerarin e kontejnerit me 41 kg kokainë të zbuluar në Durrës më 14 shtator. Nga Brazili, kontejneri ndërroi 3 anije, ndërsa ndaloi në Marok, Greqi dhe në fund në Durrës. Operacioni u koordinua nga belgët dhe SPAK. Në Antuerp u arrestuan 8, njëri prej tyre ndrmjetës i grupeve, Arben U., ende mister identiteti i plotë.
16 Shtator, 11:21 -
Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO)
Zëdhënësi i prokurorisë të Antwerp tha se pas goditjes në Belgjikë të një grupi trafikantësh të lidhur me personazhin e njohur të krimit Gerd Gjinerari, në Shqipëri u pasua me zbulimin në Durrës të një sasie të konsiderueshme kokaine fshehur në kontejnerë frigoriferikë me mish pule, të ardhur nga Brazili.
15 Shtator, 15:26 -
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine, goditet banda shqiptare në Belgjikë që kishte lidhje me Gert ‘Gjeneralin’! 8 të arrestuar (VIDEO)
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si 'Gjenerali', para 29 viteve qëlloi një rival në një spital në Milano me një pistoletë të fshehur midis një buqete me lule. Pothuajse tridhjetë vjet më vonë, tani 52 vjeç, është arrestuar përsëri, këtë herë në Antverp.
15 Shtator, 12:45 -
4 dhoma dhe mbi 6 mijë bimë, zbulohet plantacioni i kanabisit në Belgjikë! Prokuroria kërkon 18 muaj burg për dy shqiptarët
Dy shqiptarë rrezikojnë 18 muaj burg për përfshirjen e tyre në një plantacion shumë të madh kanabisi, i zbuluar në Dison. Policët arrestuan një 35-vjeçar që deklaroi se ishte thjesht një kopshtar. Një 28-vjeçar u zbulua nga hetimi, por ai ndodhej në burg.
8 Shtator, 22:30 -
-
Kapet në Spanjë “Mjeshtri i arratisjeve”, shqiptari që iku 4 herë nga burgjet e Italisë dhe Belgjikës (EMRI + VIDEO)
Katër herë i shpëtoi burgut, por jo policisë spanjolle. Taulant Toma, shqiptari 42-vjeçar i njohur si "Mjeshtri i arratisjeve", u arrestua në Tarragona, ndërsa autoritetet italiane presin ekstradimin e tij për të vijuar vuajtjen e dënimit pas arratisjes së fundit nga burgu i sigurisë së lartë në Milano.
26 Gusht, 18:05 -