Ministri gjerman i punëve të brëndshme Thomas de Maizere ka kërkuar rishikimin e pagës për azilkërkuesit. Sipas tij, paga e lartë josh refugjatët nga vendet e varfra për të ardhur në Gjermani.
Në një intervistë për ZDF De Maizer është shprehur se kolegët e tij Evropianë i kanë thënë se standardet në Gjermani janë shumë të larta dhe se është i nevojshëm një debat mbi standardet evropiane të dinjitetit njerëzor dhe pagesave.
Ministri ka bërë një krahasim për këstin mujor të azilkërkuesve, i cili është i barabartë me pagën e një polici në Kosovë ose Shqipëri. Ai ka pranuar se ndihmat nuk mund të shkurtohen në mënyrë arbitrare dhe se shteti gjerman do të vazhdojë të japë edhe më shumë. Ndërsa përsa i përket këstit mujor prej 140 eurosh ministri u shpreh se ky vendim duhet rishikuar.
Ndërkohë Maiziere tha se është “i papranueshëm” fakti se 40 përqind e azilkërkuesve në vendin e tij, vijnë nga Ballkani dhe se ky është një “turp për Evropën”.
Ai po ashtu ka dënuar protestat kundër të huajve dhe krimet e urrejtjes, të shkaktuara nga fluksi i migrantëve, duke i cilësuar ato si “të papranueshme, të pakuptueshme dhe të padenja” për Gjermaninë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com