Deklarata e Nishanit vjen pas kritikave të bërë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian para disa kohësh mbi kërkesat e bëra nga qytetarë te Shqipërisë gjatë vitit 2011 për azil në disa vende të BE.
Nishani ka shtuar se vërtetimet për gjakmarrje, nëpërmjet të cilave shtetas shqiptarë kërkojnë azil janë abuzive.
Nishani paralajmëroi se kundrejt kryepleqve ose kryekomunarëve që lëshojnë vërtetime të till, do të ngrihen padi penale.
Ndërkohë, duke kujtuar se niveli i kërkesave për azil ka pësuar ulje pas liberalizimit të vizave, Nishani theksoi se gjatë muajit dhjetor janë shënuar rënie të kërkesave për azil në vendet e Europës.
