GJERMANI- Një azilkërkuese e cila ndodhet së bashku me vajzën e vet në kampet gjermane, ka vendosur t'i vërë vajzës së saj të vogël emrin e kancelares gjermane Angela Merkel.
Sipas informacioneve nga mediat nderkombetare, vendimin nena e ka marrë pasi ajo ka një vlerësim tepër të lartë për lideren gjermane. Edhe pse ligji gjerman nuk e lejon përdorimin e mbiemrave si pjesë të një emri, Ofelia Ade mendoi ta thyejë këtë rregull në respekt të kancelares.
Nëna 26-vjeçare aktualisht ndodhet në kamp të qytetit të Hanoverit së bashku me 730 azilkërkues të tjerë.
Kur është pyetur se pse ka marrë një vendim të tillë, 26-vjeçarja është shprehur sepse gëzon respekt të plotë për zonjën Merkel, grua e cila e ka treguar vlerësimin e saj me vepra.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com