SHKODER - Ndërsa kanë qëndruar për 24 orë të bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit të Bërdicës së Madhe, 150 familjet e kësaj lagjeje i bëjnë apel strukturave të shtetit që të ndërhyjne në këtë zonë pasi sa herë që ka reshje shiu, kjo situatë përsëritet.

E në të njëjtën linjë është edhe kryekomunari i Bërdicës, Besnik Brahimi i cili theksoi se projekti për këtë rrugë është bërë nga kjo njësi vendore prej disa vitesh megjithatë miratimi i tij duket i largët.

"Këtë problem e kemi ngritur në gjithë instancat përkatëse, jo një herë po disa herë, por projektet kanë shkuar kanë zënë myk, që të Drejtoria e Emergjencave, tek Prefekti, tek Ministri dhe deri tek pushtetit lokal." tha Brahimi

150 familjet e kësaj zone janë të detyruara të bashkëjetojnë mes frikës që sjellin reshjet gjatë stinës së dimrit e në raste emergjence detyrohen që të afërmit e tyre t’i mbajnë në krahë për t’i nxjerrë pranë rrugës kryesore. Jemi pranë stinës së dimrit dhe për banorët e kësaj lagjeje në komunën Bërdicë frika sa vjen dhe shtohet, pasi prurjet e përroit kur ka reshje shkojnë deri në 1 metër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)