B40 nën udhëheqjen e Tiranës, Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit në Turqi: Rrjeti është zgjeruar, kemi forcuar lidhjet në rajon


B40 nën udhëheqjen e Tiranës, Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit në Turqi: Rrjeti është zgjeruar, kemi forcuar lidhjet në rajon


Erion Veliaj dhe Ekrem İmamoğlu

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, bashkëthemeluesi i B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, që këtë vit drejtohet nga Tirana.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Veliaj ka ndarë foto nga takimi me İmamoğlu të cilin e falenderon për vizionin dhe vëllazërinë ndërsa thekson se rrjeti B40 i krijuar dy vite më parë është zgjeruar. Veliaj shton se rrjeti B40 ka forcuar edhe më tej lidhjet në rajon si dhe ka rritur solidaritetin mes qyteteve.

"Një vizitë e shpejtë në Turqi për të takuar mikun dhe mentorin tim, Ekrem Imamoglu - kryetarin e palodhur të Stambollit dhe themeluesin e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, B40.  Kemi zgjeruar rrjetin, forcuar lidhjet në rajon dhe kemi rritur solidaritetin brenda qyteteve - kjo është fryma! Faleminderit Ekrem Imamoglu për vizionin dhe miqësinë tuaj", shkruan Veliaj.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU