Një ngjarje e pazakontë aq edhe e turpshme është shënuar në Zvicër në një familje kosovare që jeton atje. Vjehrri 68-vjeçar i zemëruar me nusen e tij se "nuk po i tregonte respekt" ka tentuar ta hedhë atë nga ballkoni duke e kapur me forcë prej krahësh. Do të ishte mëse normale që bashkëshorti i saj t'i vinte në ndihmë dhe të ulte gjakrat mes babait të tij të nevrikosur dhe nuses së re 32-vjeçare.
Por në fakt ka ndodhur e kundërta.
34-vjeçar ka ndihmuar të atin duke e kapur gruan e tij nga këmbët për ta hedhur nga ballkoni.
Ai që ka shmangur tragjedinë, është djali 9-vjeçar i çiftit i cili teksa ka parë nënën e tij të mbahej me forcë në grilat e ballkonit, ka ndërhyrë menjëherë duke kafshuar të atin në kofshë i cili është detyruar të lëshojë 32-vjeçaren.
Duket si një skenar filmi, por është histori e një familje që nxjerr në pah një problematikë të rëndë të shoqërisë, atë të cenimit të lirisë dhe jetës.
Çështja ka mbërritur në dyert e gjykatës së Qarkut në Winterthur në Zvicër, ku prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 muaj burg dhe një gjobë prej 40 frangash për bashkëshortin. Ndërsa për babain e tij, organi i akuzës kërkoi 8 muaj burg dhe po ashtu 400 franga gjobë. Të dy akuzohen për detyrim, kërcënim dhe përdorim dhune e shkaktim lëndimi.
Bashkëshorti, si masë sigurie po ashtu duhet të ndjekë kursin "partneriteti pa dhunë".
Lajmi është raportuar në media nga albinfo.ch, media shqiptare në Zvicër.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com