Baba Mondi apel politikës: Mos e çoni Shqipërinë në rrokëllimë

Baba Mondi apel politikës: Mos e çoni Shqipërinë në rrokëllimë

Baba Mondi i bën apel politikës që të reflektojë pasi po  çojnë popullin në një pasiguri shpirtërore dhe fizike.

Ai deklaron se hedhja e gurëve dhe baltës kundër njëri-tjetrit po i japin frymë një skenari të frikshëm jo thjesht për ditën e caktuar të zgjedhjeve në 30 qershor por edhe për ardhmërinë dhe gjitëh atë që sakrifikuar përgjatë viteve të diktaturës.

"Selia e Shenjtë Bektashiane dhe milionat e besimtarëve tanë anekënd botës, po ndjekin me shqetësimin e natyrshëm ngjarjet politike më të fundit në Shqipëri. Me keqardhje konstatojmë se ditët e nxehta të këtij qershori, po u shtohet dhe nxehtësia dhe kacafytja e forcave të ndryshme politike, duke e çuar popullin në një pasiguri shpirtërore dhe fizike.

Akuza dhe kundër akuza, hedhje e gurëve dhe baltës njeri-tjetrit, mungesa totale e tolerancës dhe bashkëpunimit, më duket se po i japin frymë një skenari të frikshëm jo thjeshtë për ditën e caktuar të zgjedhjeve më 30 qershor, por edhe për vetë ardhmërinë tonë, për atë çfarë kemi kërkuar dhe sakrifikuar në këto vite të post-diktaturës.

Përballë kësaj situate, unë bashkohem me zërin dhe vetëdijen e vëllezërve të mijë, udhëheqës të feve dhe besimeve në Shqipëri, duke u bërë apel të gjitha forcave politike dhe sidomos krerëve të tyre: Mos e çoni Shqipërinë në rrokëllimë! Mos humbisni edhe shpresat e fundit të këtij kombi që u bë me aq luftë dhe sakrifica!

Ne, dervishët dhe baballarët bektashinj, lusin Zotin e Lartë të largojë nga mendjet dhe shpirtrat e politikanëve të sotëm shejtan-pushtetin, i cili i ka zënë prej gryke dhe po u merr frymën dhe nderin. Ne lutemi që ata të ulen në sofër të muhabetit si vëllai me vëllanë, pa sharje, pa shpifje, pa mllefe ordinerë dhe të pleqërojnë sa më urtë situatën. Veçanërisht tani, kur i lutemi Europës të na hapë dyert, të kemi një zë, atë të mirëkuptimit dhe dashurisë për njeri-tjetrin. Sot sa nuk është vonë!...

Kryegjyshi Botëror Bektashian,

Hirësia e tij,

Haxhi Dede Edmond Brahimaj", përmbyllet letra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/06/2019 09:49

    Baba Mondët, Janullat dhe kardinalët karbunarë të xhamikishteqeve, te mos futin hundët ne politikë!

    Përgjigju
  • LORA: 06/06/2019 21:54

    Rrokullima te rente mu ne koken tende ,parazit. Shqiperia eshte sot ne rrugen e duhur,,,,edhe pse gjithe skota e juaj laperdhare lusin rrokullimen. Te paska kurdisur edhe ty like-floriri ,,,,,ai i kusarise me ze,figure dhe bllok ne dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë