'Babagjyshi' vjedh bankën dhe shpërndan paratë në rrugë

'Babagjyshi' vjedh bankën dhe shpërndan paratë në rrugë

I arrestuari, Wayne Oliver

Një burrë me mjekër të bardhë ka grabitur një bankë dhe më pas ka dalë në rrugë duke i heshur paratë në ajër dhe thirrur “Gëzuar Krishtlindjet”.

 David Wayne Oliver është arrestuar në Kolorado afër një kafeneje “Starbucks” pasi grabiti “Academy Bank”, sipas policës së Kolorados.

I dyshuari ka “kërcënuar se do të përdorë armën” gjatë grabitjes dhe ka arritur që të largohet nga banka me një shumë të konsiderueshme parash.

“Ai filloi të hedhë para nga çanta e tij”, e pastaj filloi të bërtiste, ‘Gëzuar Krishtlindjet’”, thanë dëshmitarët.

Disa nga parat e hedhura janë mbledhur nga dëshmitarët dhe janë kthyer në bankë, ndërsa grabitësi ka shkuar drejt një kafeneje “Starbucks” dhe ka qëndruar aty, ku  dukej sikur po priste policinë që të vinte e ta arrestonte.

Sipas Policisë mijëra dollarë ende nuk janë gjetur dhe gjithashtu asnjë armë nuk është përdorur gjatë grabitjes.

Grabitësi është arrestuar dhe dërguar në burgun e El Paso County, ndërsa duhet të paguajë 10 mijë dollarë si garanci për t'u larguar nga aty.

Nuk dihet ende shkaku i grabitjes së bankës nga ana e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja