Babai beqar birëson vogëlushen me sindromën Down pasi u refuzua nga 20 familje (FOTO)

Babai beqar birëson vogëlushen me sindromën Down pasi u refuzua nga 20 familje (FOTO)

Luca dhe Alba

Alba qështë vogëlushja me sindromën Down që u refuzua nga 20 familje.

Luca Trapanese është beqari që pranoi të birësonte vajzën.

Historia e tij mori një vëmendje të veçantë kur ai botoi një libër të jetës me Albën, që rrëzon të gjitha stereotipet për baballarët, fenë dhe familjen.

Ligjet e birësimit janë shumë të rrepta në Itali dhe shumë rrallë u jepen fëmijë prindërve beqarë, e sidomos kur ai është homoseksual.

Sidoqoftë, ata bënë një përjashtim në rastin e Lucës.  

Luca e adoptoi Alba-n, kur ajo ishte vetëm 13 ditë dhe tani është rritur shumë.

Luca kishte punuar në qendra të kujdesit për njerëzit me nevoja të veçanta dhe gjithmonë dëshironte të bëhej baba.

Ai u gëzua shumë për  mundësimin e birësimit të vajzës dhe tani jetojnë shumë të lumtur bashkë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 07/11/2019 07:29

    Dashuri e vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare