Babai e detyroi të bënte seks oral
në moshën 3-vjeçare

Babai e detyroi të bënte seks oral<br />në moshën 3-vjeçare
49-vjeçarja Fiona Doyle ka shokuar opinionin publik me rrëfimet e saj për të kaluarën e hidhur që ka përjetuar.

Fiona kujton nga fëmijëria e hershme abuzimet seksuale që babai ka bërë ndaj saj që në moshën 3-vjeçare duke vijuar deri në kohën kur ajo ishte adoleshente.

Të dy prindërit e saj, janë hedhur në gjyq nga Fiona për krimet e tyre.

Ajo e ka denoncuar aktin si abuzim seksual pedofilie ndaj babait, por ende nuk ka mbyllur çështjet me gjykatën.

Gjykata është detyruar ta dërgojë në burg 74-vjeçarin Patrick O’Brien, duke e dënuar vetëm me 2 vjet e 3 muaj.

Por Fiona është prapë duke luftuar që ai të marrë një dënim më të madh duke e shpërndarë këtë histori edhe në gazeta dhe televizione të ndryshme.

“E mbaj mend që ai po mbante një filxhan me çaj në dorë dhe disa letra në dorë me njerëz që bënin seks oral. Ai më pyeti se çfarë po bënin ata dhe unë u përgjigja që po hanë salçiçe. Ai qeshi dhe më tha në se ç’po bënin ata në realitet, dhe pastaj më kërkoi të bëja dhe unë atë që po shikonin në kartë. Mund të isha 3 ose 4 vjeçe. Edhe kur isha më e rritur babai më merrte në dhomë duke më kërkuar të bëja veprime të turpshme. Mamaja e dinte këtë dhe më quante “Kurva e babit”, ka deklaruar Fiona, e cila ka shokuar gjithkënd me këto fakte tronditëse.

Fiona tregon se jeta e saj ndryshoi kur u largua nga shtëpia për të vazhduar studimet, dhe tashmë ajo është e martuar dhe ka një djalë 8 vjeç.

Marrë nga Shekulli

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)