Babai i këngëtares me famë botërore Beyonce është shprehur në lidhje me përçarjen që ka pësuar marrëdhënia e tij me divën e muzikës.

Mathew Knowles është shprehur për “The Sun” se pavarësisht se ishte një ndarje reciproke ai e ka përjetuar shumë dhe është lënduar nga vendimi i Beyonce për ta mbajtur atë larg nga jeta e saj.

beyonce

Ai gjithashtu ka pohuar se ende nuk ka takuar mbesën e tij Blue Ivy Carter dhe do të dëshironte shumë ta bënte këtë gjë.

beyonce

“Unë nuk kam folur kurrë më parë në media për këtë temë, pasi nuk më pëlqen të dikutoj gjërat e mia personale. Por do të tregohesha gënjeshtar nëse do të thoja që kjo nuk ka qenë e vështirë për mua”.

beyonce

Mathew ka qenë dhe menaxheri i këngëtares por tanimë karriera e saj menaxhohet nga partneri i bukuroshes, reperi amerikan Jay-Z.

(b.t/shqiptarja.com)