Është padyshim një ndër çiftet më të përfolura të Hollywood-it për shkak të marrëdhënies së tyre të komplikuar.
Bëhet fjalë për këngëtaren Rihanna dhe partnerin e saj Chris Brown, të cilët janë ndarë e janë lidhur shumë herë me njëri-tjetrin, duke u dukur vazhdimisht të pavendosur për marrëdhënien e tyre.

Shumë persona nuk e kanë mbështetur vendimin e Rihannës për tu kthyer me Chris, pasi ky i fundit e dhunoi fizikisht atë në vitin 2009.
Tek ata persona që nuk e aprovojnë këtë lidhje bën pjesë dhe babi i reperit Brown, i cili është shprehur se lidhja e tyre mund të përfundojë në tragjedi.

“Ata janë shumë të ngjashëm për të mbajtur një lidhje të qëndrueshme dhe e gjitha kjo mund të përfundojë në tragjedi”, është shprehur Clinton Brown.
Ai gjithashtu ka thënë se është dhe mbikqyrja e vazhdueshme e mediave ajo që nuk do ta lërë dashurinë e tyre të lulëzojë.

Për më tepër këngëtarja 25 vjeçare njihet për jetën e saj të shthurur, gjë që babit të Chris nuk i pëlqen aspak.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com