TIRANE - Gazetari i njohur dhe poeti Dashamir Dini humbi pak ditë më parë, djalin e vogël dhe të vetëm, Ergin, por jo forcën për të vazhduar përpara. Ngushëllimet nuk rreshtin as në profilin e tij në 'Facebook' dhe ai, pavarësisht dhimbjes ka gjetur forcën t`u përgjigjet të gjithëve.
 
Babai i Ergit ka folur edhe për poezinë për vdekjen që kishte shkruar një natë përpara humbjes së të birit.
 
“Fatkeqësisht kjo poezi u shkrua një ditë përpara kobit, mu m’u thaftë dora. Nuk arrita të kuptoj kur e shkruajta, se për çfarë e shkruajta, çfarë doja të thoja?! Hedhja e saj qe shumë instiktive. Kuptimin e mora vesh vetëm të nesërmen në mbrëmje... kur mora lajmin e kobshëm”- shkruan ai.

dashamir dini
 
Duke u kthyer përgjigje të gjithëve, gazetari Dashamir Dini ka tërhequr vëmendjen e tyre për forcën e gjetur për të vazhduar përpara.
 
“Të përgëzoj për forcën e gjetur për të kthyer përgjigje në komente. Bashkohem me dhimbjen tuaj”, - i shkruan një e njohur.
 
Poezia e shkruar nga Dashamir Dini
“ÇAST I KEQ
Vdekja më vështron me sytë tuaj…
Retë dhe pulëbardhat digjen nga perëndimi.
Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.
Hëh!
Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.
Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…”
Por çfarë thotë sot, babai i Ergit për këto vargje?!

poezia

(er.nu/shqiptarja.com)