Rreth 15 muaj para vrasjes së të bijës, Benjamin Hafizi i kishte dërguar një letër Ministrit të Drejtësisë, asokohe Ylli Manjani duke i kërkuar ndihmë.
 
Babai i Fildez Hafizit në letrën e 11 majit 2016 pasi shpjegonte të gjithë dhunën dhe terrorin që Fadil Kasemi ushtronte ndaj të bijës, kërkonte rigjykim të dosjes për tentativën e vrasjes në Golem, ndërsa kishte humbur besimin te drejtësia.
 
“Procesi gjyqësor po zvarritet dhe është i dyshimtë, po bëhet pa njoftimin e familjarëve dhe të personit të dhunuar. Për të gjitha këto anomali dhe vonesa unë kërkoj anulimin e këtij gjyqi fals dhe gjykimin nga një trupë tjetër gjykuese” thotë babai i gjyqtares pas tentativës që Kasemi bëri për ta vrarë në 2015 në Golem.
 
I ati në letër përpos sqarimit të procesit të divorcit, theksonte faktin se Kasemi tentoi që ta vriste vajzën e tij, por u dënua vetëm për dhunë në familje dhe armëmbajtje.
 
Në fund të letrës ai shkruan se këtë kërkesë e ka bërë personalisht, duke mos pasur besim tek ligji dhe pa lejen e dijeninë e vajzës dhe të askujt tjetër.

Babai i gjyqtares duket se e kishte parandjerë atë që do të ndodhte, pasi para 6 ditësh Fadil Kasemi, pasi doli nga burgu e ekzekutoi para banesës. 

Letra qe babai i Hafizit i dergoi Manjanit