Babai i Gilad: Të isha palestinez edhe
unë do rrëmbeja një ushtar izraelit

Babai i Gilad: Të isha palestinez edhe <br />unë do rrëmbeja një ushtar izraelit
TIRANE – Për pesë vite të tëra është kthyer në një fytyrë të njohur për izraelitët dhe jo vetëm për ta. Noam Shalit, babai i Gilad, ushtarit të rrëmbyer nga Hamas, është parë shpesh herë në ekran ndërsa ndiqte me kurajo çështjen e lirimit të të birit.

Tani që Gilad është liruar, tetorin e kaluar në kuadër të një shkëmbimi me të burgosur palestinezë. Noam, siç njofton e përditshmja britanike Guardian, ka lëshuar disa deklarata për televizionet izraelite që kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë në Jeruzalem: “Nëse unë do të isha palestinez, do të kisha rrëmbyer një ushtar izraelit”.

Duke kthyer kokën mbrapsht mes faqeve të historisë ai shpjegoi se teknikat e paraushtarakëve sionistë në kohën e guerriljes kundër pushtimit britanik, nuk ishin shumë ndryshe nga ato të militantëve të Hamas-it. “Edhe ne rrëmbenim ushtarët anglezë kur luftonim për lirinë tonë”, tha Noam (në foto, djathtas me të birin).

Noam Shalit, që do të kandidojë mes rradhëve të opozitës laburiste në zgjedhjet e ardhshme, ka shtuar se është “gati të flaës me këdo që ka ndërmend të flasë me ne”. Përkthyer, edhe me Hamas, gjë që Izraeli për momentin refuzon ta bëjë. Dhe thotë se është i gatshëm t’i japë dorën edhe rrëmbyesit të të birit, në rast se ky kthehet në kreun e qeverisë palestineze, nëse do të nevojitet: “Nëse [Hamas] ndryshon vizionin e saj dhe është e gatshme të njohë ekzistencën e shtetit të Izraelit, po, do t’i jepja dorën”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike