Lajmet për aktoren e njohur Lindsay Lohan nuk përfundojnë asnjëherë. Këtë herë aktorja problematike është akuzuar nga vetë babai i saj në një intervistë për revistën “Star” se paguhet për të qenë “shoqëruesja" e meshkujve të pasur.

Sipas tij takimet mes këtyre personave dhe vajzës së tij zgjasin disa ditë dhe ata i paguajnë të gjitha, që nga biletat e avionit, faturat e restoranteve, e deri tek dhuratat e shtrenjta për Lohan.

Gjithashtu ai është shprehur se këto takime organizohen nga nëna e Lindsay. Ndërkohë një tjetër burim ka thënë për mediat e huaja se kjo nuk është hera e parë që aktorja përfshihet në situata të tilla.

Lindsay Lohan nuk është prononcuar për këto deklarata të babait të saj, me të cilin nuk ka një marrëdhënie të afërt. Jeta e trazuar e aktores është komentuar dhe është bërë gjithnjë publike në media.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com