TIRANE - Serxhio dhe Klesio janë dy djemtë e major Klodian Tanushit i cili ra në detyrë pak muaj më parë në Letoni. Sot në ditën e parë të vitit shkollor, do të ishte babai i tyre ai që do i shoqëronte fëmijët në këtë rrugëtim të rëndësishëm të dijes. Por në mungesë të tij, ishin jo vetëm nëna dhe dy gjyshërit, por edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që i shoqëroi dy djemtë në ditën e tyre të parë të shkollës. Një emicion i madh të cilin ministrja e ka ndarë në rrjetet sociale ku ka shfaqur edhe fotot nga kjo ditë e veçantë.
"Vërtetë e emocionuar që bashkë me nënën dhe dy gjyshërit, shoqëruam në ditën e parë të shkollës Serxhion dhe Klesion, dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në Letoni.Trishtim që majori nuk ishte me ne sot por edhe gëzim sepse i plotësuam atij merakun më të madh që ka çdo prind: një arsimim të mirë për fëmijët e tij. Familja e madhe e Forcave të Armarosura i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra për atë ç’ka kanë më të shtrenjtë në jetë. Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijet e efektivëve të FA. Jeni krenari!", shkruan Xhaçka.
PSE JO,PER SECILIN JETIM????
PërgjigjuPo pse duhet te beni show mbi cdo gje??? Lerini filmat dhe nese doni vertete te ndihmoni keta femije, mos u mohoni pensionet dhe kushtet e tjera qe duhet ti plotesohet familjes se ushtarakut.
Përgjigju