Babai i vëllezërve Xhaka flet për Report TV: Taulanti i ndjen ngjyrat kuqezi, Shqipëria shkon në Europian

Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhaka ishte dje në stadiumin “Elbasan Arena” ku ndoqi nga afër emocionet e para të sfidës Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ishte goli i Taulant Xhakës, djalit të tij, që ngriti peshë mbrëmjen e djeshme mijëra zemra kuqezi.

Babai i Taulantit, Ragip Xhaka në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu, ka treguar çfarë ndjen Xhaka për ngjyrat e fanellës së kombëtares. Ai është shprehur optimist se Shqipëria do të kualifikohet në Euro 2020.

Intervista e plotë

I lumtur për fitoren dhe për golin e Taulantit?

Po, ato janë emocionet e prindit. Jam shumë i gëzuar se pas kthimit të tij prej 12 javësh që ishte nga lëndimi, e dha maksimumin, atë që deshi iu plotësua.

Sa e ndjen Taulanti fanellën e kombëtares dhe kur shënon një gol është një emocion i madh?

Nuk është se e shënon vetëm Taulanti golin dhe ndjen diçka, unë si prind, se përshkruaj dot sa i lidhur është ai me kombëtaren e Shqipërisë.

A ju pëlqeu Shqipëria, sa shanse kemi për në Evropian, të jep shpresë kjo kombëtare e Panuçit?

Unë çdo herë e kam ndjekur kombëtaren tonë, sot loja më la një përshtypje të madhe dhe sipas gjasave kjo kombëtare do të arrijë aty ku e meritojmë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë