Babai i një vajze 20-vjeçare e la vajzën e tij të mbytej në det pasi nuk donte që ‘ta preknin dhe ta çnderonin meshkuj të panjohur’.

Ngjarja ka ndodhur në Dubai, ku vajza po luftonte për jetën brenda në det, ndërsa babai i saj, me dhunë, i ndaloi rojet e plazhit ta shpëtonin dhe i shtyu tutje, pasi nuk donte që ata, disa meshkuj të huaj, të preknin vajzën e tij, pasi do cënonin nderin e saj.

Shefi i policisë ishte i shokuar dhe u shpreh se këtë ngjarje nuk do ta harronte kurrë. “Më shokoi mua dhe të gjithë ata që u përfshinë në ngjarje. Babai i paidentifikuar aziatik solli gruan dhe fëmijët në plazh për të bërë piknik dhe për t’u argëtuar. Fëmijët po notonin në det kur 20-vjeçarja po mbytej dhe nisi të bërtiste për ndihmë. Rojet e plazhit nxituan ta shpëtonin por babai i saj u bë agresiv dhe i shtyu me forcë", tha ai për Emirates 24/7.

Sipas tij e vetmja pengesë për të shpëtuar jetën e vajzës ishte babai i saj . Ai i tha rojeve të shpëtimit se do t’i pëlqente më shumë që vajza e tij të vdiste sesa të prekej nga meshkuj të panjohur. Tani babai i viktimës është hedhur në gjyq dhe po ndiqet penalisht pasi ndaloi shpëtimin e jetës të vajzës së tij.
dubai
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)