Babai me dy djemtë u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës, shqiptarët dhurojnë 26 mijë euro ndihmë për nënën dhe vajzën! Falenderojnë Report Tv

Babai me dy djemtë u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës, shqiptarët dhurojnë 26 mijë euro ndihmë për nënën dhe vajzën! Falenderojnë Report Tv

Elvis Halilaj dhe shoqata

Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur, që u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë Bashtovës të dielën, e 9 korrikut, lanë pas dhimbje e varfëri për dy gratë e familjes. Njëra që ka humbur burrin dhe dy djemtë, kurse tjera që humbi babain dhe dy vëllezërit. Shqiptarja.com dhe Report Tv që pas tragjedisë botuan shkrime ku familjarët kërkonin ndihmë, pasi nëna e vajza jetonin në kushte të vështira ekonomike. Si ndihmë për familjen në nevojë, qytetarët shqiptarë të sensibilizuar kontribuuan duke u mbledhur 26.500 euro.

Shoqata humanitare për Njerëzit në Nevojë ka shpërndarë në rrjete sociale lajmin e mirë si dhe kanë falenderuar Report Tv.

Si ndodhi tragjedia me 3 të mbytur?
Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 17 vjeç, humbën jetën tragjikisht mesditën e së dielës në plazhin e Vilë-Bashtovës. Ata kishin udhëtuar nga Tirana për plazh në fundjavë, ndërsa nuk arritën të dalin dot nga deti për shkak të rrymave të forta detare. Nga sa u raportua babai u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël, e më pas babai me djalin e madh. Burime për Report TV thanë se të tre viktimat kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar, por në zonë nuk kishte as vrojtues plazhi. Mungesa e rojës bregdetare është shkelje ligjore, gjë që solli edhe arrestimin e 34-vjeçarit Pëllumb Nika. Trupi i parë i pajetë që u nxor nga deti ishte i 50-vjeçarit Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur.

Për të kontribuar klikoni KËTU

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë