‘Babai më martoi me zor, nuk kthehem në shtëpi, më hoqën fëmijën’/ Flet vajza e rrëmbyer në Gjirokastër

Ndonëse prindërit e denoncuan si të rrëmbyer nga burri i hallës, 17-vjeçarja nga Gjirokastra thotë se ka ikur me djalin që donte. Pavarësisht nuk di mirë gjuhën shqipe pasi flet vetëm gjuhën e komunitetit rom, vajza thotë se ka ikur me dëshirë tek Edi, burri i saj. Ndërkohë që policia nuk shkoi në Levan, për të miturën 17-vjeçarja para kamerës mohon të jetë rrëmbyer. Ajo shprehet se po qëndron në Levan me dëshirën e saj. “Jo nuk më kanë rrëmbyer.

Mora Edin, erdha tek burri. Prindërit më kanë kërkuar. Por s’doja të kthehesha se mora burrin. Do qëndrojë tek burri. Dua të rri me Edin. Babai më martoi me zor me një burrë tjetër, më çoi në Sarandë, ai më hoqi fëmijën. S’dua të flas me babanë as nuk dua të iki”, tha vajza. Po kështu të afërmit e djalit thonë se vajza ishte martuar me zor nga prindërit, që madje i kishin hequr dhe fëmijën 4 muajsh.

Një ditë më parë, Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë e Fierit kanë bërë të mundur arrestimin Shpëtim Muharremi 40 vjeç, banues në Levan, Fier, shkruan argjirolajm.net. Ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 7 dhjetor 2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta. I arrestuari akuzohet për ‘rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’. Dosja i ka kaluar në ngarkim të Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?