KOSOVË- Detaje të reja kanë dal në sipërfaqe nga vrasja tronditëse e Albert Krasniqit nga babai i tij Skënder Krasniqi pasditen e djeshme në Prishtinë të Kosovës.
Dyshohet se viktima kohët e fundit ka pasur konflikte me familjarët e tij dhe prej ditësh ai i kërcënonte për plotësimin e disa kushteve të vendosura prej tij, kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e ngjarjes tragjike.
Gjithashtu, është raportuar se babai i tij, Skënderi i ka kërkuar me insistim të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.
Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-misin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i kanë dhënë fund martesës, prej së cilës kanë edhe një vajzë të vogël.
Alberti, vetëm pak orë para se të humbte jetën nga dora e babait të tij kishte postuar edhe një foto të së bijës në rrjetin social Instagram, ku kishte shkruar “Dashuria e babit”.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në ka ndodhur në garazhin e ndërtesës në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet kosovar.
Babai dhe vrasësi i të birit, Skënder Krasniqi menjëherë pasi ka kryer krimin ka lajmëruar policinë “ejani se e vrava djalin”, i ka thënë ai në telefon dhe e ka fikur.
Në vendngjarje ka mbërritur fill pas telefonatës, policia e cila ka arrestuar Skënder Krasniqin dhe ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën ka kryer krimin.
Aktualisht policia ende po heton ngjarjen dhe zbardhjen e rrethanave të saj.
Skënder Krasniqi, babai i cili tragjikisht dy ditë më parë vrau të birin Albert Krasniqi në Prishtinë të Kosovës, nuk ka kërkuar të jetë i pranishëm gjatë varrimit të tij.
Sipas mediave vendase, avokati i Skënderit tha se autori dhe babai i viktimës nuk ka bërë ndonjë kërkesë për të qenë i pranishëm gjatë varrimit të djalit të tij.
“As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, tha avokati.
Varrimi i Albert Krasniqit u bë rreth orës 15:00, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve të afërm e miq të tij. Aty u pa edhe vajza e Albertit, bashkë me nënën e saj, Besa Gashin, për të cilën u raportua në media se ishte ndarë nga Albert Krasniqi.
Siç raportohet, policia ishte në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit, për shkak të dyshimit se ai e kishte rrahur Besa Gashin. Supozohet se kjo kishte shkaktuar grindje në tërë familjen
Albert Krasniqi i cili u vra ditën e djeshme nga babai i tij në Prishtinë të Kosovës, sipas “Novosti”, në 5 qershor të 2004 ka qëlluar për vdekje nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviç, i cili në atë kohë ka qenë 17 vjeç me një pushkë automatike në qendër të Graçanicës.
Sipas mediave, viktima ishte në kërkim nga policia pasi akuzohej për ushtrim të dhunës fizike ndaj ish-gruas së tij.
Novosvi shkruan se Albert Krasniqi u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim për shkak se në vitin 2004 ai e kishte vrarë të riun serb një pushkë automatike. Kjo vrasje brutale ndodhi në një “fast food”, ku Popoviç ishte duke darkuar me shokët e tij.
Në një automjet të tipit Audi me Ljabinot Gashin në shofer, në të cili ndodhej edhe Alber Krasniqi, pa arsye ka qëlluar drejt një “fast food-i” ku ndodheshin shumë persona në atë moment.
Një plumb ka gjetur në kokë të riun 17 vjeçar, Popoviç i cili edhe ka humbur jetën. Krasniqi është dënuar me 9 vite e gjysmë burg, por është mbajtur vetëm 4.
Për shkak të konflikteve familjare, Albert Krasniqi, është qëlluar me armë zjarri nga babai i tij Skënder Krasniqi dhe ka humbur jetën.
Vrasja tronditëse ka ndodhur 2 ditë më parë në Prishtinë të Kosovës.
Viktima ( A.K.) ka qene i Llastuar - ka pas prirje kriminale te theksuara dhe ka pretenduar se eshte tip gangsteri - a ne esence ka qene qkulan asgje me shume - sepse gjithmon e ka nxjerre familja me para prej burgut e prej problemve etj - pra faj te madhe ka edhe Babai i tij qe i ka jep krahe se edhe vet nuk eshte far burri - dhe ja pra fundi tragjik sa ska ku shkon me tragjik. Sidoqofte qiftat e A.K. ( qe vrajne kot, qe plagosin kot, qe rrahin grate pothuajse per vdekuri) fundin e tille tragjik e kane te garantuar - dhe nese mund te thuhet kete here fatmiresisht u shua nga vet ai qe e ka krijuar.
Përgjigju